Eliminatoret “Katar 2022” sjellin sot disa superpërballje

Eliminatoret “Katar 2022” sjellin sot disa superpërballje

Kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022” vazhdojnë sot me disa ndeshje tejet interesante.

Padyshim vëmendja do të jetë tek përballja Sllovaki – Kroaci, ku të dyja kombëtaret kanë nevojë për pikë, e sidomos Kroacia e cila pas barazimit ndaj Rusisë e ka të domosdoshme të marrë pikën të plota për të vazhduar ecurinë drejt kualifikimit.

Një sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Ukrainë e Francës ku pikët janë tejet të nevojshme për të dyja kombëtaret.

Më poshtë gjeni komplet ndeshjet e ditës së sotme:

Related Articles