Para ndeshjes me Greqinë, Kosova e zhvillon sot stërvitjen finale

Para ndeshjes me Greqinë, Kosova e zhvillon sot stërvitjen finale

Kosova duket më e motivuar se kurrë. Dardanët pas fitores në Gjeorgji, sot zhvillojnë stërvitjen e  fundit para duelit të nesërme që e luajnë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do të zbres në fushë nga ora 19:30 për t’i nisur stërvitjet, ndërsa gjysmë ore më herët tekniku zviceran do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të flas për pritshmëritë e kësaj ndeshjeje.

Të kujtojmë se po të njëjtën dite edhe ekipi kombëtar grek do ta zhvillojë një stërvitje në stadiumi “Fadil Vokrri.

Ndeshja Kosovë – Greqi luhet nga ora 20:45.

Related Articles