Të gjitha skuadrat shqiptare janë eliminuar sot nga kompeticioni ndërkombëtar kualifikues në Konferencë League.
Skuadra e Laçit është pritur të eliminohet pasi i ka hyrë sfidës kthyese kundër Andërlehtit me disavantazh të thellë nga ndeshja e parë (3:0) , ndërsa punë më të lehtë ka pasur Teuta e durrësit, e cila, ndonëse kishte pësuar me rezultat minimal si mysafirë, në vend se të kërkoj me ngulmë fitoren, ajo pësoi sërish, madje si vendës me dy gola diferencë (0 : 2).
Paraprakisht, në mbrëmje, Prishtina ishte skuadra nga Kryeqyteti i Kosovës, e cila pësoi në udhëtim te Bodo/Glimt në Norvegji, (0 : 2), duke mos ia dalur të ruaj epërsinë nga ndeshja e parë (2 : 1), për t’u përshëndetur përfundimisht nga ëndërra e mëtejme e këtij kompeticioni, gjegjësisht fazës së grupeve. /Gazeta Enigma/