Elita 5 ngjitet sërish në skenë, mban koncert në Podujevë

Elita 5 ngjitet sërish në skenë, mban koncert në Podujevë

Pas një kohe shumë të gjatë, Elita 5 do të performojë në Podujevë.

Kësaj radhe për nder të çlirimit të Podujevës.

Arif Ziberi, vokalist i grupit Elita 5, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në koncertin e organizuar.

“Ditën e mërkurë, më 19 qershor me rastin e festës së çlirimit, nën pratonatin e Komunës së Podujevës, mbas një kohe shumë të gjatë grupi i Elita 5 këtu në Podujevë do të shfaqin një koncert”, tha Ziberi.

“Unë iu sugjeroj që të vini në numër sa më të madh, se keni çfarë të shihni, të këndojmë e të argëtohemi së bashku”. /Gazeta Enigma

Related Articles