Elon Musk i është drejtuar me një email stafit të kompanisë më të re të tij, puna në të cilën nuk po i shkon siç kishte parashikuar. Ai ka thënë stafit të Twitter se ata duhet të angazhohen që të punojnë me “orare të gjata me intensitet të lartë” ose përndryshe të largohen nga kompania.
Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i kompanisë së mediave sociale tha, se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.
Në emailin e tij drejtuar stafit, i parë edhe nga The Guardian, Musk tha se Twitter “do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fortë” në mënyrë që të ketë sukses.
“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese”, tha ai.
Ai shtoi: “Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”.
Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të lirohen, pasi bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (38.7 miliardë paund).
Musk tha se ai nuk kishte “zgjidhje” tjetër, pasi kompania po humbte 4 milionë dollarë në ditë’.