Miliarderi dhe drejtori i Tesla, Elon Musk, mund të ketë interes për të blerë Liverpool FC, ka pohuar babai i tij, Errol Musk.
Ai ka theksuar se nuk dëshiron të zbulojë shumë detaje për këtë interesim, duke u shprehur se mund të rritet çmimi i kërkuar nga FSG nëse bëhen të njohura.
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë me një vlerë neto prej rreth 425 miliardë dollarë, është aktualisht i angazhuar në projekte të ndryshme si ndihma për Donald Trump për një mandat të dytë, si dhe drejtimi i X (i njohur më parë si Twitter), Tesla dhe SpaceX. Megjithatë, babai i tij ka sugjeruar se ai mund të ketë interes edhe për investime të tjera, përfshirë Liverpoolin.
Në një intervistë për Times Radio, kur u pyet nëse djali i tij po mendon të blejë klubin e futbollit, Errol Musk tha:
“A dëshiron djali juaj të blejë Liverpool FC? Unë nuk mund të komentoj për këtë, ata do të rrisin çmimin!” Ai shtoi, duke qeshur, se Elon ka shprehur dëshirën për ta bërë këtë, por kjo nuk nënkupton se ai do ta bëjë patjetër.
Errol Musk theksoi gjithashtu lidhjen e familjes së tij me qytetin e Liverpool-it, duke përmendur se gjyshja e Elonit është lindur atje dhe se kanë pasur mundësinë të njohin shumë nga anëtarët e Beatles, të cilët ishin të lidhur me familjen e tij.