Çështja e grafiteve të shënuara nëpër mure në veri, s’është shqetësuese aspak derisa nuk ka ndonjë veprim konkret nga të dyshuarit grupe terroriste serbe, vlerësojnë autoritetet e sigurisë në vend.
Megjithatë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh në Info Magazine, se për këtë problematikë tashmë kanë hapur rast hetimor.
”Këto janë veç grafite, derisa nuk shohim një veprim tjetër”.
”Derisa nuk shohim diçka tjetër, ato mbesin veç grafite”.
”Puna e grafiteve, nuk është shqetësuese aspak. Këtu ka njerëz që lëvizin, janë të gjallë, ecin”.
”Mirëpo kemi hapë rast, sepse kemi të bëjmë me mesazhe nxitje të urrejtjes. Jemi duke marrë disa veprime hetimore, por s’është diçka shqetësuese”.
Klan Kosova: A është reale shfaqja e kësaj grupe terroriste?
”Ne e kemi rastin e Banjskës, ku kemi pa paraqitjen e këtyre organizatave atje. E kur të na vjen një situatë sikur e Banjskës, atëherë merremi me to, ajo është me rëndësi për neve, po edhe ndonjë situatë tjetër”.
Klan Kosova: Brigada e veriut më nuk është aktive siç ka qenë dikur?
”Jo, nuk është aktive siç kanë qenë dikur. Sepse kemi shumë të dyshimtë që i kemi në kërkim. Sidoqoftë nuk përjashtohet asnjë rast, asnjë mundësi që të kemi një situatë të tillë të ngjashme, por për ne është me rëndësi të jemi të përgatitur të ballafaqohemi me raste të tilla”.