Emergjenca jep detaje, kjo është gjendja e dy të plagosurve në Prishtinë

Emergjenca jep detaje, kjo është gjendja e dy të plagosurve në Prishtinë

Dy persona janë plagosur në Prishtinë mbëmjen e sontme në rrugën “Qamil Hoxha”.

Njëri nga viktimat është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tjetri nga mjeti i mprehtë.

Lidhur me rastin ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile.

Ai theksoi se personi i plagosur nga arma e zjarrit, trajtimin do ta vazhdojë në Klinikën e Ortopedisë.

“Njëri është i plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas ekzaminimeve të kryera, I plagosuri me armë zjarri do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të metjutjeshëm, kurse tjetri do të leshohet për trajtim në shtëpi”, tha Syla.

Related Articles