Komuna e Gjilanit ka emëruar drejtorët e rinj, në mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot mbajtën mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, ku prezantuan një pjesë të përbërjes së re të kabinetit qeverisës për Komunën e Gjilanit.
“Zotohemi se kjo përbërje do të jetë e përkushtuar dhe transparente që gjatë 4 viteve të ardhshme të punojë me nder dhe përgjegjësi”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi përbërjen e kabinetit qeverisës:
Kushtrim Ibrahimi – Drejtor i Shërbimeve Publike
Bajram Isufi – Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari
Flakron Rexhepi – Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
Mimoza Kadriu – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kushtrim Zeqiri – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport
Enver Shabani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Eljesa Rashiti – Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Avdyl Kastrati – Drejtor për Buxhet dhe Financa
Haki Huruglica – Drejtor për Zhvillim Ekonomik
Isa Agushi – Drejtor për Inspeksion
Elbasan Shabani – Drejtor për Administratë të Përgjithshme
Ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori-esha e Arsimit dhe zyrtarët tjerë.
