Emërohen edhe dy anëtarë të bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë

Emërohen edhe dy anëtarë të bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë

Me 77 vota nga Kuvendi i Kosovës, Ivan Radulloviq nga komuniteti serb ka fituar të drejtën për të qenë anëtar i bordit të Radio Televizionit Publik bashkë me, Sead Mujovin, po ashtu nga komuniteti joshumicë, që mori 72 vota.

Derisa aktualisht po votohet edhe për anëtarin e tretë që do të jetë pjesë e bordit të RTK-së.

Deputeti, Erxhan Galushi, ka thënë se në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, ndërsa të pavlefshme janë tetë fltëvotime,

“Ivan Radulloviq dhe Sead Mujovi ka fituar të drejtën për të qenë anëtarë të bordit të RTK-së, ndërsa gara edhe për një anëtar tjetër vazhdon”.

Related Articles