Emërohet zëvendësministri i ri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Emërohet zëvendësministri i ri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se është emëruar zëvendësministri i ri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, raporton Gazeta Enigma.

Taulant Kelmendi është emëruar si zëvendësministër i MASHT-it.

Njoftimi i plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.”. /Gazeta Enigma

Related Articles