Emerson citon një atashe britanik: Gjatë 98-ës, UÇK-ja kishte 30-40 anëtarë aktivë

Emerson citon një atashe britanik: Gjatë 98-ës, UÇK-ja kishte 30-40 anëtarë aktivë

Ben Emmerson, avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, tha se UÇK-ja në vitin 1998 ishte një ushtri guerile, që u formua në pranverën e 98-tës dhe që përbëhej nga civilë shqiptarë.

Emmerson përmendi edhe ish-Atasheun ushtarak britanik në ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd, i cili në gjyqin kundër Ramush Haradinajt, ka thënë se në vitin 1998, UÇK-ja kishte jo më shumë se 30-40 anëtarë aktivë brenda Kosovës.

AIshte Atasheu ushtarak britanik në ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd që e thirrën që të jepte dëshmi si ekspert për prokurorinë në gjyqin kundër Haradinajt”.

“Ai dëshmoi se gjatë pranverës së vitit 1998 kur filloi ofensiva e rëndë serbe, UÇK-ja kishte jo më shumë se 30-40 anëtarë aktivë brenda Kosovës që përdornin, siç e ka thënë ai, një taktikë të goditjes në lëvizje”, është shprehur Emmerson.

Tutje, Emmerson tha se mbrojtja në themel e kundërshton përshkrimin që Prokuroria ia ka bërë UÇK-së si një organizatë që udhëhiqej nga individë që përgjithësisht kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai tha se disa njerëz e kanë ekzagjeruar rolin dhe rëndësinë që e kishin në UÇK, për siç tha “qëllime të aktualitetit politik të ditës”.

Related Articles