Emisari i UEFA-s thotë se zgjedhjet në FFK, të caktuara më 6 prill janë brenda rregullave

Emisari i UEFA-s thotë se zgjedhjet në FFK, të caktuara më 6 prill janë brenda rregullave

Një Emisar Special i UEFA-s, i cili ka monitoruar procesin e Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka konstatuar se Kuvendi është në harmoni me statutin e FFK-së dhe me ligjet  e UEFA-s.

Në bazë të lejes se të dërguarit të UEFA-s, është vendosur që zgjedhjet të mbahen më 6 prill.

Ky konfirmim ka ardhur pasi kishte polemika për vendimin që 6 prilli të jetë data e zgjedhjeve për kryetar të ri të FFK-së.

Klan Kosova, gjatë ditës, raportoi se kryetari i tanishëm i Federatës, Agim Ademi, është i vetmi kandidat i certifikuar, pasi konkurrentit të tij, Gramos Vokrri, nuk iu certifikua kandidimi për shkak se nuk i kishte nënshkrimet valide.

Related Articles