Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sot me ndeshjet kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Enigma.
Në program janë dy ndeshje nga ora 21:00, Benfica – Club Brugge dhe Chelsea – Dortmund.
E gjithë vëmendja do të jetë te përballja Chelsea – Dortmund.
Ndeshjen e parë e fituan gjermanët me rezultat 1-0 me golin e Adeyemit.
Në këtë ndeshje Chelsea do ta kërkoj kualifikimin në çerekfinale dhe për ta bërë këtë duhet të fitoje me më shumë se dy gola epërsi.
Kurse Benfica pothuajse e ka të sigurt kalimin në fazën tjetër pasi në ndeshjen e parë kanë fituar me rezultat 0-2 në Belgjikë./GAZETA ENIGMA/