Emri i saj u përfol për videot intime, reagon Gaçe: Do të ndjek rrugë ligjore, dinjiteti im s’mund të përdhoset

Emri i saj u përfol për videot intime, reagon Gaçe: Do të ndjek rrugë ligjore, dinjiteti im s’mund të përdhoset

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka reaguar pas aludimeve që e lidhin emrin e saj me disa video intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale ditët e fundit.

Gaçe ka mohuar kategorikisht se është pjesë e ndonjërës prej videove, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe shpifëse.

Ajo ka sqaruar se bashkëpunimet e saj profesionale me persona nga industria muzikore nuk i japin askujt të drejtën të krijojë histori për jetën e saj private apo të përdorë emrin e saj për të nxitur thashetheme.

“Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë”, ka deklaruar ajo.

Këngëtarja ka theksuar se është nënë dhe bashkëshorte dhe se nuk lejon që dinjiteti i saj të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik.

Ajo gjithashtu ka shprehur mbështetje për gratë që përballen me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj pretendimeve që, sipas saj, cenojnë emrin dhe dinjitetin e saj.

“Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, ka përfunduar Gaçe.

Related Articles