“Enac” – Dalin pamjet e reja, a ishte kjo prekje me dorë siç pretendonte Batatina?

“Enac” – Dalin pamjet e reja, a ishte kjo prekje me dorë siç pretendonte Batatina?

Sport Club “Gjilani” e ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.

“Kuqebardhët” në gjysmëfinale e kanë mposhtur skuadrën e Llapit në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm, 3-1, raporton Gazeta Enigma.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ishte ankuar ashpër në ndarjen e drejtësisë duke thënë se goli i Gjilanit ishte i parregulltë për arsyeje se një futbollist kishte luajtur me dorë.

Gazeta Enigma ka siguruar video ku shihen pamje të reja nga rasti në fjalë. Gjykojeni vetë se a ishte kjo prekje me dorë.

Kujtojmë që finalja e madhe do të luhet midis Prishtinës dhe Gjilanit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles