KB Trepça fantastike, barazon serinë ndaj Prishtinës, “finalja” luhet në kryeqytet

KB Trepça fantastike, barazon serinë ndaj Prishtinës, “finalja” luhet në kryeqytet

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të madhe në Palestrën “Minatori” ndaj Prishtinës, në ndeshjen e katërt të playoffit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ekipi nga Mitrovica fitoi me rezultatin 82-77 duke barazuar serinë në 2 me 2

Basketbollisti që shënoi më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte Dardan Berisha. Kapiteni i Prishtinës realizoi 23 pikë, bëri katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Kurse te skuadra mitrovicase më i miri ishte Kendrick Brown me 21 pikë, dy kërcime dhe një asist.

Ndeshja e pestë dhe e fundit që e përcakton finalistin e madh të playoffit zhvillohet pas tre ditëve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Related Articles