Seanca e sotme e Kuvendit, e paraparë të nis në orën 11:00 është shtyer për orën 12:15, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo pas kërkesës së LDK-së, të cilët kërkuan që të mirëkuptohet vonesa e disa deputetëve por edhe e kryeministrit, Kurti të cilët gjendeshin në një tryezë.
Pas këtij propozimi, Kryeparlamentari Konjufca tha se fillimi i seancës do të shtyhet për në orën 12:15.
Në këtë seancë pritet të debatohet për rritjen e çmimeve në vend/ Gazeta Enigma.