U desh ta ndërpresë karrierën prej piloti të Formula 2 për arsye financiare. Lirim Zendeli .
Ai tregon për momentin e vështirë kur e kumtoi lajmin për pushimin e detyrueshëm të karrierës.
Zandeli thotë se për një stinor në Formula 2 i duhen rreth 2.5 milionë euro.
Mbështetje atij i kanë dhënë tifozët Kuq e Zi, të cilët kanë apeluar për ndihmë financiare. Ndryshe, udhëtimi i Lirim Zendelit në sportet e shpejtësisë nisi në Formula 4.
Më pas e sfidoi vetën në Formula 3, ku pati rezultate pozitive. Kurse arritjen më të madhe e arriti duke kaluar në Formula 2./Gazeta “Enigma”/