Gjilani e kishte barazuar rezultatin ndaj Ballkanit në minutën e 90+4 me një gol të bukur nga portieri Ena Koliçi i cili kishte shënuar me kokë.
Pas golit të shënuar nga Koliçi dy individ e kishin sulmuar portierin e Ballkanit duke bërë që të ndërprehet ndeshja.
Pas këtij incidenti, Ballkanit iu kishte regjistruar fitorja me rezultat zyrtar 0:3.
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar goli i portierit Koliçi mbetet i vlefshëm pavarësisht rezultatit zyrtar, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Nenit 59 të Rregullores Disiplinore golat e shënuar në ndeshjen e ndërprerë janë të vlefshëm së bashku me kartonët e kuq, ndërsa kartonët e verdhë nuk vlejnë./GAZETA ENIGMA/