Kosova dhe mbarë bota po përballen me probleme të prodhimit të energjisë elektrike, derisa edhe deputeti nga VV, Jahja Kokaj ka folur në lidhje me krizën energjetike, raporton Gazeta Enigma.
Kokaj ka folur për mundësinë që një ditë energji elektrike të prodhohet vetëm nga dielli.
Ai ka theksuar se nuk do të kaloj shumë kohë dhe energjia elektrike do të jetë falas.
“Nuk jemi në distancë kohore shumë të largët kur energjia elektrike do të jetë falas. Do të rritet eficienca e prodhimit të energjisë solare”, tha Kokaj në ATV.
“Dielli është burimi i energjisë së tokës. Ajo energji është e depozituar në formë fosilore. Këto fosile si nafta, thëngjilli e gazi e kanë burimin nga energjia diellore. Ato kur gjenerojnë energji, gjenerojnë edhe ndotje pasi që janë kalbësira. Akoma duhet ta përdorim thëngjillin”, tha ndër të tjerash Jahja Kokaj.