Ka ndërruar jetë një vajzë, shtetase e Norvegjisë.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku thuhet se prindërit kishin ardhë për vizitë në Kosovë, derisa të njëjtit kishin deklaruar se viktima kishte probleme me astmë.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.