“Erdhi koha me ec”, Migjen Kelmendi largohet nga PDK-ja

“Erdhi koha me ec”, Migjen Kelmendi largohet nga PDK-ja

Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se po largohet nga partia që t’u krijojë hapësirë njerëzve të ri.

“Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë më 6 qershor, por se i është kërkuar që të pres deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe Kryesisë.

“(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)”, thuhet në postimin e tij.

ERDHI KOHA ME EC…E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte…Posted by Migjen Kelmendi on Friday, August 6, 2021

Related Articles