Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë që Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të bashkohet me NATO-n, por jo Suedia.
Ai kritikoi refuzimin e Suedisë për të ekstraduar dhjetëra njerëz të dyshuar të lidhur me grupet militante kurde dhe kritikë të tjerë të qeverisë së tij.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Turqia pezulloi bisedimet për të pranuar dy vendet nordike si anëtarë.
Lëvizja u nxit nga një seri protestash të diskutueshme në Stokholm, duke përfshirë atë gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit.
Zyrtarët suedezë kanë dënuar protestat, por kanë mbrojtur ligjet e vendit për lirinë e fjalës.
Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.
Aplikimi i tyre duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë anëtarët aktualë të NATO-s, por Turqia dhe Hungaria nuk kanë arritur të ratifikojnë ofertat e tyre.
Në fjalimin e tij, Erdogan sugjeroi se Turqia tani mund të “të japë një përgjigje të ndryshme në lidhje me Finlandën”, duke shtuar se “Suedia do të tronditet”.