Christian Eriksen do të kthehet te skuadra e Tottenhamit në fund të këtij edicioni. “Todofichajes” ka shkruar se Erikseni tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin nga Londra, të cilit do t’i bashkohet gjatë verës.
Në fakt, Eriksen do të rikthehet te Tottenhami, ekip për të cilin luajti shtatë sezone përpara se të largohej drejt Interit në vitin 2020. 30-vjeçari te Tottenhami do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me Brentfordin.
Eriksen ka refuzuar ofertën e Brentfordit për rinovimin e kontratës, pasi dëshira e tij ishte që t’i bashkohej Tottenhamit. Mesfushori danez në fillim të këtij viti iu kthye fushës së futbollit pasi kolapsoi në fushë në “Euro 2020”.
Ai iu bashkua Brentfordit për pjesën e mbetur të këtij edicioni, ndërsa në gjashtë paraqitje në Premier League ka regjistruar një gol dhe dy asistime.