Trajneri i njohur, Sven-Goran Eriksson beson se Milani do ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon dhe zbulon.
Ish-trajneri i Lazios, Romës dhe Anglisë foli për The Italian Football Podcast për garën për titull në Serie A dhe shumë tema të tjera.
“Unë mendoj se në letër Interi është një nga favoritët për të fituar Serie A këtë sezon, por ata kanë humbur lojtarë shumë të rëndësishëm dhe nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ata”, ka thënë fillimisht 73-vjeçari.
“Juventusi humbi Cristiano Ronaldon. Milani duket shumë i fortë, dhe ata pothuajse e mposhtën Liverpoolin në Ligën e Kampionëve”.
“Në fund të fundit, unë mendoj se Milani do të fitojë, Interi do të përfundojë i dyti, pastaj Juventusi i treti dhe një nga klubet e Romës do të përfundojë i katërti”.
“Isha i befasuar që Mourinho mori Romën. Normalisht ai merr klube që mund të fitojnë tituj, nuk jam i sigurt se Roma është aq e mirë sa të fitojë Scudetton, mund të gaboj”.
“Nëse dikush mund të bëjë diçka shumë pozitive gjatë këtyre viteve të para te Roma, është Mourinho. Por, nuk jam i sigurt se Roma ose Lazio mund të konkurrojnë me Milanin dhe Interin për Scudetton”, përfundoi trajneri i njohur.