Minatori i Bulqizës vazhdon të mbetet i bllokuar në minierë

Minatori i Bulqizës vazhdon të mbetet i bllokuar në minierë

Prej më tepër se 48 orë, minatori Muharrem Plaku gjendet i bllokuar në minierën e Bulqizës.

Siç raportojnë mediat nga Shqipëria, janë duke u bërë përpjekje për nxjerrjen e tij, ku mbeti pas shembjes në galerinë e minierës së kromit.

Familjarë të tij kanë dalë në vend të ngjarjes ku tentohet të nxirret 60-vjeçari, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Shembja në galeri ndodhi të mërkurën në orën nëntë të mëngjesit dhe ishin kolegët që dhanë alarmin se zjarrmëtari i minierës kishte mbetur pas masivit të shembur./topchannel/

Related Articles