Ermal Krasniqi kërkohet nga klubi i njohur francez

Ermal Krasniqi kërkohet nga klubi i njohur francez

Sulmuesi nga Kosova, Ermal Krasniqi ka përfunduar në radarin e klubit të njohur francez, Bordeaux, i cili militon në Ligue 1.

Skuadra rumune, CFR Cluj nuk po rresht se larguari lojtar dhe i ardhshmi mund të jetë sulmuesi anësor malishevas, Ermal Krasniqi.

Pasi shiten lojtar si Burca, Scuffet, Yuri, Boateng, Braun ose Petrila këtë verë, Krasniqi pritet të jetë transferimi më i mirë financiarisht i kësaj vere.

Sipas mediumit prosport.ro, transferimi i Ermal Krasniqit po diskutohet intensivisht dhe oferta e fundit është joshëse për zyrtarët e CFR Cluj.

Ky medium shton se klubi i njohur francez, Bordeaux i gatshëm të ofrojë dy milionë euro për Ermal Krasniqin.

Klubi francez i cili nuk arriti të ngjitet në Ligue 1 në fazën finale të sezonit të kaluar ka bërë gjithashtu ofertën e parë zyrtare prej dy milionësh.

Reklama

Kjo ofertë është refuzuar nga klubi rumun, i cili u ka thënë francezëve se është i gatshëm ta shesë Krasniqin nëse shuma arrin të paktën 3 milionë euro.

Negociatat mbeten të hapura dhe ka mundësi që transferimi të bëhet, duke pasur parasysh diferencën prej vetëm një milion eurosh mes kërkesës dhe ofertës.

Ndryshe, Krasniqi është lidhur edhe një transferim në Arabinë Suadite dhe në Kore të Jugut, ku trajner është Dan Petrescu.

Related Articles