Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, kanë mbërritur në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ata janë nisur për në Presidencë ku do të takohen me presidenten, Vjosa Osmani.
Më pas takim do të zhvillojnë me kryeministrin Albin Kurti nga ora 18:00. / Gazeta Enigma.