Escobar e Lajçak pijnë kafe pas takimit të djeshëm

Escobar e Lajçak pijnë kafe pas takimit të djeshëm
Pas takimit të djeshëm Kurti – Vuçiq në Bruksel, janë takuar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në një postim në Twitter, Lajçak tha se me Escobar folën për hapat e radhës në dialog, në prag të takimit të ardhshëm.

Ai shtoi se me Escobar u pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes dhe për modalitetet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të dialogut.

Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë. Zëvendës Asistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut.

Postimi:

Related Articles