Escobar e veçon Albin Kurtin nga Kosova: Qëndrojmë me Kosovën, por jo me një kryeministër që refuzon të bashkëpunojë

Escobar e veçon Albin Kurtin nga Kosova: Qëndrojmë me Kosovën, por jo me një kryeministër që refuzon të bashkëpunojë

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbajtur një takim me gazetarë ku ka folur për moskoordinimin e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka tha se do të ketë pasoja.

Në këtë rast ai bëri një ndarje ndërmjet popullit të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se SHBA-ja qëndron me Kosovën, por jo me një kryeminsitër i cili nuk dëshiron të bashkëpunojë me SHBA-në.

“Dua t’u siguroj njerëzve të Kosovës që lidhja në mes të SHBA-ve dhe Amerikës është në mes të popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo lidhje është e fortë dhe s’do të ndryshojë. Ne prapë do të jemi miqtë tuaj të fuqishëm, jemi të përkushtuar në pavarësinë dhe sovranitetin tuaj, sigurinë tuaj dhe prosperitetin ekonomik”.

Ai tha se shpreson që qytetarët ta kuptojnë në çfarë vështirësi është SHBA me Kurtin.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësisë që jemi duke pasur me kryeministrin aktual nuk e afektojnë atë raport dhe atë ndjenjë. Por kemi sfida në raportin bilateral sa i përket kryeministrit. “Do të jem i sinqertë, SHBA-të kanë qenë përkrahësi më i madh dhe më dhemb kur shoh se disa njerëz mendojnë që e dëmtojnë lidhjen tonë me Kosovën për përfitim të Serbisë. Dua t’ua kujtoj njerëzve se Serbia ishte kundër pavarësisë tuaj, ne shkuam përpara; ishte kundër fushatës për njohje, ne shkuam përpara; ishin kundër Këshillit të Evropës, ne shkuam përpara; ishin kundër zgjedhjeve, ne shkuam përpara”, shtoi Escobar.

“Ne thjesht po thoshim mos ta ndiznim situatën, edhe ashtu delikate dhe ishte një insistim kundër të shkuarit me çdo lloj force për kryetarët në ndërtesa. Kam qenë në qeverinë e ShBA-ve prejse jam 19 vjeçar, kam parë në SHBA duke u lënë ndërtesat qeveritare për 100 arsye, madje edhe për shkak të protestave, por kurrë askush nuk e vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe autoritetin e qeverisë amerikane”.

“Pse këto ndërtesa, pse në këto kushte, pse pasi ua kërkuam koordinimin, pse pasi qëndruam pas tyre nuk u koordinuan, kjo do të thotë diçka për ne se si na shohin ne si partnerë, dhe kjo do ketë konsekuenca”.

Escobar ka pohuar se Amerika qëndron me Kosovën, por s’ka pse qëndron me kryeministrin Albin Kurti, i cili refuzon të bashkëpunojë.

“Po shohim zgjedhjet që po bëhen (nga qeveria e Kosovës) përkundër partneritet tonë, dhe kjo është sinjal për ne. Ne qëndrojmë me njerëzit e Kosovës, por s’kemi pse qëndrojmë me një individ që s’do të bashkëpunojë. Jemi krejtësisht konfuzë se pse ndodhi kjo? Pse kjo mungesë koordinimi, pse kjo mungesë vizioni dhe fleksibiliteti dhe pse kundër që të lëvizet përpara”.

Related Articles