Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të ShBA’ve, Gabriel Escobar.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, ky takim do të mbahet në orën 09:00 në Presidencë.
Po ashtu, në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, do të deklarohen për media.
Ndryshe, Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.
Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës.