Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës

Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para takimit me kryeministrin Kurti në Ohër iu është drejtuar popullit serb përmes një konference për media, shkruan Insajderi.  

Vuçiq është shprehur i bindur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, as de facto as de jure.

Mes tjerash ai theksoi se nuk ka pranuar kurrfarë plani nga Bashkimi Evropian. Shtoi se si palë serbe kanë paraqitur propozimin e tyre.

Vuçiq tha se nuk e di se çka do BE-ja.

“Kam heshtur për një kohë të gjatë, duke dashur t’i mbledh të gjithë për të marrë vendimet më të mira të mundshme në kushte të vështira, kemi biseduar për atë që është e nevojshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe kjo nuk është njohja e Kosovës as de facto as de jure, por një përpjekje për të jetuar së bashku me respekt të ndërsjellë, si dikush që mund të punojë së bashku, për të parë së bashku të ardhmen”.

“Nuk kam nevojë të justifikohem para askujt, aq shumë budallallëqe janë publikuar në media, si sot – një plan i madh sekret, por në fakt një listë urimesh të publikuara nga shqiptarët. Mos i bëni gjërat, nuk kam fshehur kurrë plane, asnjë fjalë të vetme. Ende nuk kemi marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja. Ne kemi paraqitur propozimin tonë, shqiptarët kanë dorëzuar të tyren, nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli, ajo letër nuk ekziston, kështu që nuk ka nevojë të alarmohet opinioni. Sa të ekzistojë do ta tregoj”, tha ai raporton Novosti.

Related Articles