Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde Rohde, ka reaguar pas dënimit nga Gjykate Speciale në Hagë kundrejt Salih Mustafën, një dënim prej 26 vjetësh burg.
Ai ka theksuar se kjo nuk paraqet një aktgjykim kundrejt UÇK-së.
Rohde, ka thënë se aktgjykim ndaj një individi, në këtë rast, ai i Salih Mustafës, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së.
“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar Rohde.
Important judgment today that strengthens the rule of law. This is a verdict against an individual for commiting grave war crimes, not a judgment on the KLA. Equally important is delivering justice for victims – no impunity. https://t.co/XuBWhhZmu3— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 17, 2022