Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl ia ka bërë të qartë Serbisë se do ta njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës.
Sipas deputetit nga Austria, ky do të ishte hapi i Serbisë drejt rrugës për Evropë, shkruan Gazeta Enigma.
“Kurrë s’e dija se mund të ketë alternativë (në Serbinë për këtë rast) në rrugën drejt BE-së. Por është mirë që kjo t’i kujtohet tash Vuçiqit”.
“Hapi i parë pas kësaj “përvoje damaskase”, duhet të jetë njohja e shtetit më të ri në Evropë, Republikës së Kosovës, pa ndonjë shtyrje të mëtejme”./GAZETA ENIGMA/