Muriqi startues, Mallorca luan sot njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

Muriqi startues, Mallorca luan sot njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

Mallorca e Vedat Muriqit luan sot ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në La Liga.

Skuadra e reprezentuesit kosovar do të përballet me Granadan, kundërshtar direkt në garën për mbijetesë.

Mallorca është në vendin e 16-të me 32 pikë, kurse mysafirët janë në pozitën e 18-të me 31 pikë, pra kanë vetëm një pikë dallim.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë titullar në këtë takim.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që zhvillohet në ora 14:00.

Mallorca XI: Sergio Rico; Maffeo, Valjent, Raíllo, Jaume Costa; Baba, Salva Sevilla, Kubo, Dani Rodríguez; Abdón, Muriqi.

Granada XI: Maximiano; Quini, V. Díaz, Domingos, Escudero; Petrovic, Milla, Puertas, Collado, Machís; Suárez.

Related Articles