Ndeshjet e xhiros së katërt në Europa League, rikthehen pas pauzës dyjavore, shkruan Gazeta Enigma.
Takime mjaft interesante priten në kuadër të xhiros së katërt pasi shumë skuadra janë në luftë për të siguruar një nga dy pozitat e para që i shpien në fazën e eliminimeve direkte.
Në grupin A janë tri skuadra që luftojnë për pozitëne dytë në grup, pasi Lyon tashmë pothujajse ka siguruar kalimin e fazës së grupeve. Ato janë , Sprata Pragë, Rangers e Brondby.
Në grupin B spikat takimi Monako – Psv Eindhoven, duke pasur parasysh faktin që të dy skuadrat, përfshirë edhe atë të Adnan Januzaj, Real Sociedad, janë në luftë për dy pozitat e para për kualifikim tutje.
Në grupin C, Legia dhe Napoli që prijnë në tabelë me 6 përkatësisht 4 pikë, janë të ndjekura këmba-këmbës nga Leicester, skuadër kjo e cila poashtu ka 4 pikë dhe synon njërën nga dy pozitat e para.
Në grupin D situata duket të jetë paksa më e sqaruar pasi Eintraht Frankfurt dhe Olympiakos kanë krijuar epërsi solide pikësh në raport me Fenerbahçe e Antverpen, dhe pritet të jenë dy skuadrat që do të kalojnë grupin nga dy pozitat e para dhe do të kuakifikohen.
Edhe në grupin E situata është më e definuar, së paku sa i përket pozitës së parë, pasi Galatasaray prinë me 7 pikë, para Lazios me 4 e Marseille në poztën e tretë. Të dy këto skuadra do të luftojnë gjithësesi për pozitën e dytë për ta bërë garën tejket konkurruese deri në fund.
Edhe grupi F duket të jetë më i definuar sa i përket ekipeve që pritet të kalojnë në fazën e eliminimeve direkte pasi kanë krijuar diferencë të kënaqshme pikësh. Crvena Zvezda nga Beogradi është lidere në tabelë me 7 pikë aktualisht, e përcjellur nga CS Braga me 6, ndërsa Midjylland është në pozitën e tretë me vetëm 2 pikë nga dy barazime, kurse Ludogoretz ka inkusuar deri më tani vetëm 1 pikë.
Në grupin G Leverkusen dhe Real Betis kanë bërë një rrugëtim pothuajse identik deri në këtë fazë, pasi kanë shënuar nga dy fitore dhe në ndeshjen e ndërsjellë kanë luajtur baraz, dhe kryesojnë me nga 7 pikë në pozitat 1 dhe 2.
Celtik është në pozitën e tretë dhe potencial mund të shkaktoj befasi deri në fund, porse do të ketë shumë të vështirë të kompensoj pikët e lëna gjatë rrugëtimit, ndërsa skuadra Hungareze, Ferencvarosh, mbyllë këtë fazë pa pikë nga tri takime të zhvilluara.
Në grupin e fundit të Europa Legue, atë H, gara permanente zhvillohet për pozitën e dytë pasi janë të përfshira tri skuadra me nga 3 pikë, Dinamo Zagreb, Rabid Vjena e Genk. Në këtë grup e vetmja skuadër që ka arritur kuotë maksimale pikësh është West Ham United e cila ka shënuar poaq fitore nga tri takime. /Gazeta Enigma/