Evropa e tejkalon SHBA-në me numrin e të vaksinuarve

Evropa e tejkalon SHBA-në me numrin e të vaksinuarve

Përkundër një fillimi të ngadaltë, përpjekja e Bashkimit Evropian për vaksinimin kundër COVID-19 ka arritur atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mes të muajit shkurt, më pak se 4 përqind  e njerëzve që jetojnë në 27 vendet e BE-së u vaksinuan të paktën pjesërisht kundër koronavirusit, krahasuar me gati 12 për qind në SHBA.

Këto statistika janë sipas Our World in Data, një botim shkencor online i lidhur me Universitetin e Oksfordit, shkruan AP.

Tani BE ka tejkaluar SHBA-në me rreth 60 përqind të banorëve që kanë marrë të paktën një dozë, kundrejt më pak se 58 përqind të amerikanëve.

Anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania, Peter Liese tha se procesi i vaksinimit në Evropë ka filluar të përshpejtohet.

“Procesi i ngadalshëm i BE -së për miratimin e vaksinimeve e vonoi procesin, por tani qytetarëve u është kthyer besimi dhe procesi po zhvillohet me shpejtësi”, shtoi ai.

Derisa SHBA-ja dhe Britania lëshuan autorizime urgjente për vaksinim, Bashkimi Evropian e tejkaloj këtë proces për një kohë shumë të shkurtër.

Related Articles