Gjakova do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Komunës sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kryetari i deritanishëm i këtij qyteti nga AAK Ardian Gjini, e ka humbur garën në raundin e parë, pasi që ka siguruar 45.9%.
E dyta ka dalë Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje me 35.1%.
I treti ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teki Shala me 6.5%.
E katërta në këtë garë ka dalë Arbëresha Kuqi nga Partia Demokratike e Kosovës me 3.5% e katërta./ Gazeta “Enigma”/