Mediumi KlanKosova ka realizuar një Exit Poll për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025, raporton Gazeta Enigma.
Të dhënat nga ky exit-poll janë publikuar në ora 19:00, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Sipas këtyre të dhënave, partia e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka dalur Lëvizja Vetëvendosje! me 38.2% të votave.
E dyta ka dalur PDK-ja me 22.4%.
E treta, LDK me 20.1% të votave.
E katërta, sipas këtij exit-polli është AAK dhe Nisma me 7.6%.
Koalicioni për Familjen, nuk e kalon pragun me 1.03% të votave.
Tjerat kanë dalur me 10.5%
VV, sipas këtij sondazhi, merr 43 ulëse në Kuvend. 25 ulëse janë të rezervuara për PDK, teksa 23 ulëse për LDK-në janë paraparë sipas sondazhit.
AAK ka fituar 9 ulëse, teksa 20 ulëse parashihen për partitë e tjera.
Sondazhi merr llogaritjet pa votat e diasporës./Gazeta Enigma/