Sot është dita e fundit e afatit kalimtar veror. Dita e fundit e merkatos e njohur si ‘Deadline Day’ në Angli, mbyllet sot në ora 00:00.
E pas shumë lëvizjeve e spekulimeve, edhe sulmuesi i Kosovës dhe anëtari i Lille, Edon Zhegrova u spekulua se mund të largohet nga klubi francez.
Disa media raportuan se Zhegrova ishte cak i gjigantit anglez, Manchester United.
Megjithatë, këto raportime i ka hedhur poshtë së fundmi, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Romano ka deklauar se Lille nuk do ta lë Zhegrovën të largohet, pavarësisht spekulimeve me Man Utd.
“Lille nuk do ta lërë Edon Zhegrovën të largohet sot, pozicioni i qartë pavarësisht lidhjeve me Manchester United”, ka deklaruar ai.
🚨⛔️ Lille will not let Edon Zhegrova leave today, position clear despite links with Manchester United.
❌ pic.twitter.com/12IQhooATH— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2024