Po vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë.
Sot stafi i Agjencisë së Statistikave ishte tek familja e komandantit legjendar Adem Jashari, ata u pritën nga kryefamiljari, Rifati.
“Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti”, thuhet në njoftim.
Regjistrimi i popullsisë ka nisur nga data 5 prill dhe përfundon më 17 maj.
Deri më tani raportohet se janë regjistruar 1.3 milionë banorë.