Dy persona (nënë e bijë), kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, tek vendi i quajtur “Laku i keq”.
E po ashtu dy vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime trupore.
Kryetari i komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, e ka vizituar sonte në spital Vloran Krasniqi, i cili është familjar i dy viktimave.
Me këtë rast Xheladini tha se Krasniqi është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”, tha numri një i Dragashit.