Fatmir Humolli: Mund të ketë edhe largime të tjera nga Lëvizja Vetëvendosje

Fatmir Humolli: Mund të ketë edhe largime të tjera nga Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli thotë se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë të kënaqur me gjendjen brenda partisë.



“Një gjë e di që shumica e deputetëve nuk janë duke e pranuar këtë gjendje çfarë është. Janë duke e vlerësuar këtë gjendje se nuk është e mirë”, shprehet ai .

Humolli nuk e përjashton mundësinë edhe për largime të tjera nga Vetëvendosja.

Sipas tij, partia e Vetëvendosjes duhet të bëjë një vetëkritikë të brendshme, e jo qasje të gabueshme.

“Këtu është puna e dinjitetit, përgatitja politike e secilit deputet, por jam i bindur që mundësitë pas largimit të Hakiut, ka mundësi që tash me i mobilizu Vetëvendosjen me bë një vetëkritikë të brendshme që me bë punë më mirë. Në qoftëse nuk bëjnë punë më të mirë atëherë ata i qasen gabimisht deputetëve, pastaj deputetët kanë mundësi edhe me reagu edhe me largim vet, ashtu siç jam largu unë, si është largu Hakiu”, u shpreh ai për Front Online.

Ndryshe, lidhur me përjashtimin e tij, deputeti Abazi ka pretenduar se kjo ka ndodhur pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia ka përmendur emrin në Kuvendin e Serbisë.

Për dy vite qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje humbi tre deputetë nga grupi i vet parlamentar.

Doarsa Kica-Xhelili e Listës GUXO, Haki Abazi e Fatmir Humolli janë tre deputetët që nuk janë më pjesë e VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles