Limaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet që draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, t’ia lë në përgjegjësi Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Limajt kjo është gabim, por thotë se “Qeveria po tenton ta largojë këtë detyrë nga vetja”.
”Po don me ia hudh përgjegjësinë Gjykatës Kushtetuese, nëntë njerëzve atje që s’kanë kurgjo të bëjnë me këtë punë. Që nuk është puan e tyre hiq, që nuk mund ta marrin hiq në trajtim atë temë”.
“Nuk mundesh me shku draft xhep, edhe hajde ti gjykatë puno për mu. Duhet me qenë dokument i formalizun. Kështu e lexova çfarë tentojnë ata. Nuk do të duhej me shku ashtu. Unë e lexova, që Lajçaku po don këtë me e dërgu te Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Limaj.