Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka veçuar dy elemente që sipas tij janë më të rëndësishëm nga urdhri që ka nënshkruar dje presidenti amerikan, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një shkrim në Facebook, Bislimi ka thënë se nënshkrimi i këtij udhri do të thotë se çfarëdo veprimi nga kushdo që cenon “integritetin territorial të vendeve apo shteteve” në Ballkanin Perëndimor përbënë shkak për t’u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA.
Tutje, ai thotë se çfarëdo veprimi nga kushdo që cënon “marrëveshjen për njohje të ndërsjellë” apo në origjinal “mutual recognition agreement” sikur edhe marrëveshjet tjera paraprake si ajo e Dejtonit, Prespës, apo vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, përbënë shkak për t’u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA.
Bislimi tutje ka thënë se administrata e presidentit Biden është kundër riorganizimit territorial në Ballkan, pra nuk e mbështet ndryshimin e kufijve.