Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Ndeshjet e xhiros së fundit në fazën e grupeve në Ligën e Evropës do të zhvillohen sonte.

Plot 16 ndeshje interesante do të jenë në program, me disa takime që do të vendosin gjithçka sa i përket kalimit në 1/16 e finales në ligën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian.

Vëmendja kryesore do të jetë në Grupin C, me kryendeshjen Napoli – Leicester City e cila fillon nga ora 18:45

Napolit të Amir Rrahmanit dhe skuadrës angleze i duhet vetëm fitorja për ta prerë ‘biletën’ që dërgon në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Përballja tjetër në program është edhe ajo mes Lazios dhe Galatasarayt e cila fillon në ora 21:00.

Lyoni i Xherdan Shaqirit ka punë me Rangersin, me dy skuadrat që veç janë kualifikuar tutje.

Related Articles