Ballkani e ka aranzhuar edhe miqësoren e dytë në Antalia të Turqisë, ku po qëndron tash e disa ditë për fazën përgatitore.
Kampioni i Kosovës të mërkurën (nesër) do të sfidohet nga ekipi bullgar, Beroe me fillim nga ora 14:00, sipas orës lokale në Kosovë.
Beroe, kundërshtari i radhës i Ballkanit në Turqi bën gara në elitën e futbollit bullgar.
“Ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore. Ekipi do të provojë forcën ndaj Beroe , ekip e cila garon në Superligën e Bullgarisë”, thuhet në njoftimin e “portokallezinjve”.
Ballkani një ditë më parë triumfoi 1:0 në miqësoren e parë kundër ekipit kazak, Kaysar.