Tifozët e Maqedonisë së Veriut përleshen mes vete në ndeshjen e Botërorit

Tifozët e Maqedonisë së Veriut përleshen mes vete në ndeshjen e Botërorit

Asgjë nuk ka shkuar mirë për Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Poloni e Suedi.



Maqedonia i ka humbur tri ndeshjet në grupin F dhe është ndalur në fazën e parë grupore.

Pas humbjeve nga Norvegjia dhe Holanda, të martën maqedonasit pësuan edhe nga Argjentina. Në ndeshjen në Krakow të Polonisë, Maqedonia e Veriut u mposht thellë, 35:26.

Ndërkohë në pushimin mes dy pjesëve ka ardhur te një përleshje mes tifozëve të Maqedonisë që ishin në palestër. Sipas sajtit maqedonas “ekipa.mk”, fillimisht ka pasur një konflikt verbal e më pas edhe përpjekje për konfrontim fizik. Organizatori ka reaguar duke larguar disa tifozë maqedonas nga arena.

Related Articles