FC Ballkani ‘bombardon’ duke transferuar futbollistin e kombëtares shqiptare

FC Ballkani ‘bombardon’ duke transferuar futbollistin e kombëtares shqiptare

Mesfushori shqiptar Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i FC Ballkanit të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga burime për “Panorama Sport”. Një tjetër aset i është bashkuar kampionëve të Kosovës ekipit të drejtuar nga Ilir Daja dhe drejtorit sportiv Nderim Nexhipi.

Futbollisti u largua nga ekipi i tij Qadsias para pak ditësh. Lajmi u konfirmua nga vetë ai përmes një postimi në Instagram. Rikujtojmë që ai qëndroi për dy vite e gjysmë në Qadsia.

Related Articles